Site icon Telegrafi

Pasi humbi punën nga coronavirusi – australiani fiton lotarinë prej 3 milionë dollarëve

Një burrë në Adelaide të Australisë ka fituar çmim lotarie prej 3 milionë dollarëve (4.8 m/dollarë australiane), pasi humbi punën e tij për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri në të 20-tat, i cili dëshiron të mbetet anonim, do të marrë 20,000 dollarë australian në muaj, gjatë 20 vitet e ardhshme nga shorti i lotarisë të quajtur “Set For Life”.

“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë”, ka thënë ai në një deklaratë.

“Kohët e fundit kam humbur punën time për shkak të COVID-19, kështu kjo më jep lehtësim të plotë. Jam stresuar shumë kohët e fundit, por tani jam shumë i lumtur”, ka shtuar ai.

Ai tha se i duhej kohë për të menduar se si do t’i shpenzonte paratë, mirëpo, gruaja e tij tashmë kishte bërë planet, për udhëtime dhe shtëpi të re./Telegrafi/

Exit mobile version