Telegrafi

Pasi humbi ndeshjen, Ronaldo injoroi kundërshtarin duke mos e ndërruar fanellën (Video)

Real Madridi u mposht në ndeshjen e parë çerekfinale nga Wolfsburgu në Gjermani 2-0.

Por një video e publikuar në YouTube, shihet portugezi duke injoruar lojtarin e Wolfsburgut, Vieirinha pas ndeshjes.

Vieirinha u afrua duke e përshëndetur dhe duke kërkuar ndërrimin e fanellave por portugezi nuk e bëri një gjë të tillë në fushë, duke bërë me dorë nga dhomat e zhveshjes.

Ky gjest i yllit të Real Madridit është komentuar ashpër nga adhuruesit e futbollit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=THd2SFvQ1H8