Një breshkë në Misisipi që humbi këmbët mbrapa po ecë përsëri falë rrotave të ndërtuara me porosi nga një ekip të rinjsh entuziastësh të Lego-s.
Breshka, e quajtur Lt. Dan u çua në “Central Mississippi Turtle Rescue” në shtator pasi humbi këmbët e pasme për shkak se u godit nga një makinë, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast një ekip që përbëhet nga nxënës të moshës 9 deri në 14 vjeç, mori përsipër detyrën për të rivendosur lëvizshmërinë e breshkës.
Ekipi punoi për dy orë për të montuar copa Lego në një karrige të qëndrueshme me rrota për breshkën. /Telegrafi/