Qëllimet në jetë e kanë udhëhequr gjithmonë Chris Pernell, për këtë arsye ajo u bë mjeke në radhë të parë.
Por kur humbi babanë shkaku i COVID-19 dhe pa motrën e saj, një e mbijetuar nga kanceri i gjirit, gjithashtu duke luftuar për të shmangur ndikimin e virusit, doli vullnetare për të qenë pjesë e provës së vaksinës kundër coronavirusit.
“Më është dhënë një ndjenjë e zjarrtë për të qenë pjesë e zgjidhjes. Kisha një vendosmëri të thellë për të ndihmuar komunitetet që janë të prekshme dhe të margjinalizuara”, tha Pernell, transmeton Telegrafi.
"I lost my father to this pandemic…it's given me a sense of fire in my belly to be a part of the solution. It's given me a deep and abiding resolve to help communities that are vulnerable and marginalized…this is a personal fight."
– Dr. Chris Pernell, vaccine trial volunteer pic.twitter.com/ah8AizPyvS— CNN News Central (@NewsCentralCNN) September 9, 2020
Duke ritheksuar sesi pandemia po ndikon në mënyrë disproporcionale në pakicat racore, ajo tha, “Komuniteti me ngjyrë – ne e kemi mbajtur këtë barrë disproporcionale. Dhe duke pasur parasysh interesin tim për barazinë racore dhe drejtësinë racore, kjo është personale. Kjo është një luftë personale për mua”, shtoi ajo.
Mjekja gjithashtu tha se ajo e kupton skepticizmin te komuniteti me ngjyrë duke pasur parasysh “historinë e gjatë të shfrytëzimit të tyre dhe thyerjen e besimit”.
Ndryshe, 27.6 milionë njerëz janë infektuar në botë gjersa kanë ndërruar jetë mbi 898 mijë persona. /Telegrafi/