Telegrafi

Pasi helmoi veten i dyshuari për krime lufte në Bosnje, flet toksikologu kroat (Foto/Video)

Intervenimi mjekësor pas helmimit të Sllobodan Pralakut nuk ishte mjaft i shpejt, pa marrë parasysh se për çfarë lloj helmi bëhej fjalë, shkruan jutarnji.hr.

“Shpejtësia është çelësi i shpëtimit të një pacienti të helmuar, e në veçanti nëse nuk dihet për çfarë helmi bëhet fjalë”, ka deklaruar toksikologu korat Franjo Plavshiq për mediat kroate, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ndihmës së shpejtë i është dashur shumë minuta që të shfaqet në vendin e ngjarjes pasi Pralaku helmoi veten, kështu intervenimi ishte i vonshëm.

Plavshiq pretendon se edhe helmit më të fortë i nevojiten disa minuta që të futet në gjak, më saktësisht të jetë vdekjeprurës, dhe gjatë kësaj kohe mjekët mund ta ndihmojnë personin.

Pralaku kishte pirë helmin në ora 11:30, ndërsa ndihma e shpejtë kishte arritur në Tribunalin e Hagës rreth orës 12:30, që do të thotë i janë dashur plot një orë.

“Pacienti duhet të dërgohet sa më shpejtë në spital me qëllim që t’i pastrohet lukthi dhe t’i ndërrohet terapia, kurse në disa raste ai i nënshtrohet dializës”, ka shpjeguar Plavshiq.

Ai beson se e gjithë situata do të ishte ndryshe, nëse ndihma e shpejtë do ta dërgonte Pralakun në spital në një afat kohor prej 15 deri në 30 minuta.

Por, edhe pse ende nuk dihet se për çfarë lloj helmi bëhet fjalë, disa pretendojnë se bëhet fjalë për cianid apo arsenik. /Telegrafi/