Ish-reperi Feronit Shabani i njohur si “Fero” ka deklaruar se ka fituar kujdestarinë e vajzës së tij Ninës, për një vit, pas bujës së madhe që u bë në medie.
Sipas vendimit, siç potencoi Fero, vajza do të qëndrojë me të gjatë javës derisa në fundjavë me nënën e saj.
Fero tani ka publikuar një sërë videosh në Instagram, duke kaluar kohë me vajzën e tij.
Para disa ditësh, ish-reperi u bë kryetemë në medie duke deklaruar se ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli, po e merrte vajzën e tyre jashtë vendit pa autorizimin e tij.
Kjo situatë ka bërë që Fero ta adresojë publikisht si rast, duke thënë madje se e kishte rënduar emocionalisht. /Telegrafi/