Telegrafi

Pasi e tradhtoi disa herë, Neymar ribashkohet me ish-partneren disa ditë pasi u bë baba me një modele tjetër

Foto: Famosando

Pas tetë muajsh ndarje të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë.

Çifti u pa në një koncert në Sao Paulo, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe shkëmbenin puthje të ëmbla.

Neymar dhe Bruna u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm pak ditë para se Bruna të lindte vajzën e tyre, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të futbollistit me modele të ndryshme.

Foto: Famosando

Kohët e fundit, një test ADN-je ka konfirmuar se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u vërtetua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e tij.

Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar Bruna Biancardin që të rikthehet me Neymar, duke treguar se dashuria e tyre ka mbijetuar pavarësisht sfidave. /Telegrafi/

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando

 

Foto: Famosando