Telegrafi

Pasi e ther burrin në një motel në Meksikë, gruaja ndërron mendje: Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis (Video, +16)

Ky është momenti shokues kur një grua e lut bashkëshortin e saj që t’ia falë, pasi e kishte therur me thikë.

Një video e filmuar me telefon të mençur, shfaq Sonia Amairani Nunez e gjunjëzuar në trotuar duke i kërkuar Erick Omar Diaz që të mos vdesë, pasi e kishte therur me thikë brenda një moteli në Meksikë, transmeton Telegrafi.

Ajo në një moment shihet duke e bartur në kraharor dhe duke e lutur: “më fal dashuria ime, të lutem mos vdis”, derisa ai mezi arrinte të qëndronte në këmbë nga gjakderdhja.

Shumë kalimtarë rasti para motelit Las Casadas në Iguala, mbetën të habitur kur panë Nunezin duke u munduar ta ndihmojë partnerin. Megjithatë pasi u telefonua autoambulanca ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

E Nunez është arrestuar nga policia, dhe shumë shpejt pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve për sulm fizik dhe shkaktim të lëndimit trupor. /Telegrafi/