Telegrafi

Pasi e shkarkuan Mourinhon – Tottenhami kontakton Sarrin

Tottenham kontaktoi përfaqësuesin e Maurizio Sarrit, Fali Ramadani pasi shkarkuan Jose Mourinhon.

Strategu italian është nën kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, por Zonja e Vjetër mund të ndërpresë kontratën e tij një vit më parë duke paguar një tarifë prej 2.5 milionë euro deri në fund të muajit prill.

Tottenham shkarkoi Jose Mourinhon, duke njoftuar se Ryan Mason do të marrë detyrën e një trajneri të përkohshëm.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami shkarkon Mourinhon

Burimet i kanë thënë Football Italia, se Spurs kanë kontaktuar agjentin e Sarrit, Fali Ramadani për t’i ofruar ish-trajnerit të Juventusit dhe Chelsea punën nga sezoni i ardhshëm.

Sarri është i etur të kthehet profesionin e tij pas një viti.

Juventusi e shkarkoi atë pas eliminimit të tyre në Ligën e Kampionëve nga Lyoni në gushtin e vitit të kaluar.

Lexo po ashtu U raportua se Mourinho u shkarkua nga Tottenhami pasi refuzoi Superligën Evropiane – por gjërat qëndrojnë ndryshe

Sarri fitoi titullin në Serie A dhe humbi finalen e Kupës së Italisë në penallti ndaj Napolit.

Një numër i klubeve të Serie A janë gjithashtu në bisedime me trajnerin toskan, përfshirë Romën, e cila duket të jetë destinacioni i tij i preferuar, nëse ai vendos të mbetet në Serie A. /Telegrafi/