Telegrafi

Pasi e pastroi plazhin, barti edhe dhjetëra karrige në krahë (Foto)

Pushuesit e një plazhi në Delawere të Shteteve të Bashkuara, janë mahnitur nga fuqia e një burri.

Me të përfunduar pastrimin, kujdestari i kësaj hapësire në Sea Colony i ka bartur edhe dhjetëra karrige në krahë dhe kokë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të mos kthehet dy herë, pastruesi i paemëruar i ka vënë nga njëmbëdhjetë ulëse në secilin krah, ndërsa të tjerat në qafë.

Sipas llogarive, ai ka bartur afro 60 kilogramë vetëm që të mos bëjë xhiro për të larguar të gjitha karriget që palosen. /Telegrafi/