Futbollistët e Kombëtares dhe veçanërisht Bekim Balaj, kanë ‘gjuajtur’ moderatoren Luana Vjollca pas intervistës me kapitenin Lorik Cana.
Moderatorja e ka pyetur Balaj sepse ai është shumë i komentuar për sa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit, dhe futbollisti nuk ka stopuar me komplimente për moderatoren , duke i thënë se i ka sytë shumë të bukur, etj.
“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”, ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ia hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë, transmeton syri.net.
Një tjetër moment flirti mes tyre ka qenë ai kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta mbante në çdo ndeshje të Kombëtares. Bekimi ju afrua përsëri dhe i’a lidhi bluzën moderatores.
LEXO EDHE MË SHUMË: Luana Vjollca, Lorik Canës: Të kam parë nudo!
LEXO EDHE MË SHUMË: Pasi prezantuesja e pa nudo, tani Cana ka një kërkesë për Luanën (Video)
“Bekimi po kujdeset të më duket beli”, ka thënë Luana. “Jo në fakt bluza ishte shumë e gjatë dhe të mbulohej diçka tjetër”, ka thënë Bekim Balaj duke nënkuptuar të pasmet e rrumbullakosuara të Luanës.
Shpresojmë që këtë intervistë mos ta shoh e dashura e futbollistit Balaj, Elita Rudi, pasi nuk do ti pëlqenin aspak batutat mes tij dhe Luanës.