Telegrafi

Pasi e mundi Romën, kjo është nota e super Etrit Berishës (Foto)

Etrit Berisha ka shkëlqyer në takimin ndaj Romës.

Skuadra e tij Atalanta arriti të triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1, duke rikthyer rezultatin pas pjesës së parë.

Berisha ishte më meritori që Roma nuk arriti të shënoi më shumë se një gol duke pritur tri raste vetëm nga Mohamed Salah, ndërsa ia mohoi golin edhe Edin Dzekos dhe Radja Nainggolan.

Kësisoj portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notë të lartë (7.2), ndërsa më i miri në fushë ishte kapiteni Gomez me notën (8.00) dhe mesfushori Gagliardini (8.00).

Te Roma paraqitje të mira kishin Perotti (7.6), Federiko Fazio (7.4) e Daniele De Rossi me (7.3), ndërsa dështimi i ndeshjes ishte portieri Szczesny me notë (5.7). /Telegrafi/