Telegrafi

Pasi e kreu operimin me sukses, Hekuran Kryeziu vizitohet nga krerët e FFK-së

Hekuran Kryeziu (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Hekuran Kryeziu e ka kryer me sukses operimin në gju, pasi ishte lënduar në një ndeshje të kampionatit zviceran.

Atë së fundmi e kanë vizituar edhe krerët e FFK-së, pasi Hekuran Kryeziu është një nga lojtarët kryesor të Kosovës.

“Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar sot në shtëpinë e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, i cili ditë më parë iu nënshtrua operimit pas lëndimit të pësuar në kampionatin zviceran”.

“Me këtë rast, ata, i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Kombëtaren tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas testeve dhe parashikimeve Kryeziu do të mungojë deri në fund të vitet.

Ai i ka humbur të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kosovës. /Telegrafi/