Telegrafi

Pasi e kapi për fyti, Kjaer ka një mesazh për Ibrahimovicin (Foto)

Mbrojtësi danez, Simon Kjaer bëri një ndeshje të mirë ndaj Manchester Unitedit.

Skuadra e tij triumfoi 2-1 falë dy super golave nga sulmuesit Moussa Sow dhe Jermaine Lens.

Ndërkohë danezi pati një konflikt me yllin suedez të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Pas ndeshjes Kjaer ka deklaruar se nuk ajo që ndodhi në fushë është pjesë e lojës, por e ka cilësuar Ibrahimovicin si një futbollist arrogant.

“Nuk e dëgjova atë çfarë tha, por mund të them se ai është një futbollist shumë arrogant”.

“Këto gjëra ndodhin gjithmonë në futboll dhe duhet të kuptohen. E rëndësishme ishte fitorja jonë dhe jo ajo çfarë bëri ai futbollist”, deklaroi Kjaer. /Telegrafi/

Përleshja mes Simon Kjaer dhe Zlatan Ibrahimovic