Ky është momenti tronditës kur një luan ka “mbyllur” nofullat e tij rreth një fyti të një kujdestari dhe e tërheq atë zvarrë brenda një cirku, para familjeve të tmerruara, derisa fëmijët bërtisnin nga horrori që shihnin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, skenat shqetësuese, të postuara në rrjetet sociale tregojnë kujdestarin, 34 vjeç, duke u përballur me një situatë tepër të vështirë, incident ky që thuhet se ka ndodhur gjatë një shfaqje në Doullens, në Francën veriore të dielën pasdite.
Pas kësaj, bëhet e ditur se arena ishte mbushur me tym në mënyrë që luani të humbte shikimin, pas së cilës gjë edhe kujdestari ishte larguar nga aty.
Gjithsesi thuhet se kujdestari ka marrë plagë të rënda, për të cilat edhe është dërguar në spital.
Një përfaqësues i cirkut ka thënë se kujdestari kishte punuar me luanë për vite me radhë. /Telegrafi/