Telegrafi

Pasi e gërvishti me kthetrat e tij, “Mbreti i Kafshëve të Egra” reagon duke e goditur një këlysh të luanit

Një yll në Instagram i cili ndan video të vetes duke luajtur me luanë, po hetohet për gjoja mizori të kafshëve pasi ai u filmua duke qëlluar një nga këlyshët e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dean Schneider, 27 vjeç, i cili la punën e tij si financier në Zvicër për tu marrë me luanët në Afrikën e Jugut, ngarkoi një video të vetes duke goditur një këlysh pasi ai përdori kthetrat e tij për të gërvishtur shpatullën e tij.

Pamjet, të marra vitin e kaluar, tani janë ndarë me agjencinë kombëtare të mirëqenies së kafshëve në Afrikën e Jugut, e cila tha se ishte ‘përmbytur’ me ankesa.

Schneider, i cili drejton rezervën e Hakuna Mipaka Oasis, është krahasuar me Joe Exotic, anti-heroin e serialit dokumentar Netflix Tiger King, pasi tërhoqi gati shtatë milion ndjekës në Instagram duke shkëmbyer fotografi dhe video të vetes – me egërsinë gjoja të rrezikshme kafshët.

Por ajo që ndodh në parkun e tij është mbajtur në fshehtësi, sipas Douglas Wolhunter të shoqërisë kombëtare për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve. /Telegrafi/