Site icon Telegrafi

Pasi e futën në arkivol, e kërcënuan se do ta djegin dhe se do t’i fusin një gjarpër brenda (Video)

Dy fermerë të bardhë që detyruan një njeri me ngjyrë të futej në një arkivol dhe e kërcënuan të derdhnin benzinë dhe ta djegin atë gjallë, janë burgosur për 25 vjet.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Theo Jackson dhe Willem Oosthuizen që u dënuan për vrasje në tentativë, sulm dhe rrëmbim, gjatë gjykimit.

Fermerët Willem Oosthuizen dhe Theo Martins shikojnë gjatë paraqitjes së tyre në gjykatë

Videoja e 20 sekondave, e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale vitin e kaluar, tregon viktimën, Victor Mlotshwa, të futur brenda një arkivoli, derisa një njeri që e shtyn kapakun dhe tjetri e kërcënon se do t’i hedh karburant dhe një gjarpër brenda.

Jackson u dënua me 14 vjet, dhe Oosthuizen 11 vjet, pasi të dy u deklaruan fajtorë.

Ata thanë se kishin kapur Mlotshwa në fermën e tyre në posedim të kabllove të vjedhura të bakrit.

Rasti, i dëgjuar në një gjykatë në Middelburg, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit, Pretoria, në Afrikë të Jugut, ka shkaktuar zemërim në një vend ku ndarjet e thella racore vazhdojnë, edhe 23 vjet pas përfundimit të aparteidit. /Telegrafi/

Exit mobile version