Telegrafi

Para 14 viteve nëna e britanikut e bllokoi rimeçin, Lennox Lewis tani pranon ballafaqimin me Vitaly Klitschkon

Lennox Lewis më në fund do t’i japë një mundësi Vitali Klitschko për një riballafaqim të shumëpritur në fund të vitit 2018.

Boksierët e peshave të rëndë do të takohen në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ku Wladimir Klitschko është kryetari i bashkisë.

Boksieri 52-vjeçar mundi Klitschkon në vitin 2003 pas ndërprerjes së ndeshjes në raundin e gjashtë me rastin e plagosjes së syrit.

Në vitin 2010, Klitschko zbuloi se “Lennox më premtoi, por nëna e tij vendosi se nuk duhet të luftonte”.

“Ai më ftoi në Londër, pa menaxherë. Ai tha se donte të fliste vetëm me mua. Kam ardhur në dhomë dhe nëna e tij ishte aty. Ne biseduam për dy orë dhe nëna e boksierit më shikonte shtrembër”.

“Pas kësaj unë u largova dhe më thirri disa orë më vonë dhe më tha,” Na vjen keq, por jo”. Mendova se nuk ishte vendimi i tij, por nëna vendosi. U përpoqa t’ia ndryshoja vendimin, por ishte kot”, kishte thënë ukrainasi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth boksit

Ish kampionët e peshave të rënda të WBC, Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko do të kthehen në ring për një ballafaqim revial gjatë kongresit vjetor të WBC, i cili do të jetë nga 30 shtatori deri më 5 tetor në një prej hoteleve të Kievit. /Telegrafi/