Lennox Lewis më në fund do t’i japë një mundësi Vitali Klitschko për një riballafaqim të shumëpritur në fund të vitit 2018.
Boksierët e peshave të rëndë do të takohen në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ku Wladimir Klitschko është kryetari i bashkisë.
Boksieri 52-vjeçar mundi Klitschkon në vitin 2003 pas ndërprerjes së ndeshjes në raundin e gjashtë me rastin e plagosjes së syrit.
Në vitin 2010, Klitschko zbuloi se “Lennox më premtoi, por nëna e tij vendosi se nuk duhet të luftonte”.
“Ai më ftoi në Londër, pa menaxherë. Ai tha se donte të fliste vetëm me mua. Kam ardhur në dhomë dhe nëna e tij ishte aty. Ne biseduam për dy orë dhe nëna e boksierit më shikonte shtrembër”.
“Pas kësaj unë u largova dhe më thirri disa orë më vonë dhe më tha,” Na vjen keq, por jo”. Mendova se nuk ishte vendimi i tij, por nëna vendosi. U përpoqa t’ia ndryshoja vendimin, por ishte kot”, kishte thënë ukrainasi.
Ish kampionët e peshave të rënda të WBC, Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko do të kthehen në ring për një ballafaqim revial gjatë kongresit vjetor të WBC, i cili do të jetë nga 30 shtatori deri më 5 tetor në një prej hoteleve të Kievit. /Telegrafi/