Telegrafi

Pasi dështoi ta gjej gruan e ëndrrave në Rusi, njeriu më i gjatë në botë nuk heq dorë nga ëndrra e tij – udhëton në SHBA për të njëjtin mision

Njeriu më i gjatë në botë në asnjë mënyrë nuk e ka ndërmend të ndalet duke kërkuar dashurinë e jetës, pavarësisht që në tentimin e tij në Rusi dështoi.

Vitin e kaluar, Sultan Kosen, 39-vjeç, udhëtoi nga Turqia drejt Moskës – duke kërkuar gruan e cila do të pranonte të qëndronte pranë tij tërë jetën, dhe t’i lind një djalë dhe një vajzë, transmeton Telegrafi.

Fermeri i gjatë i kaloi disa muaj duke kërkuar gruan e ëndrrave, por javën e kaluar pranoi se nuk ia arriti këtë ta bëjë në Rusi. Por tani i ka dhënë vetes një mision të ri.

Do të udhëtojë për në SHBA, për të provuar sërish fatin nëse ndonjë femër do t’ia rrëmbej zemrën dhe të martohet me të.

Kosen kohë më parë kishte vuajtur nga një tumor i rrallë që i shkaktonte zgjatjen e pakontrolluar të trupit.

E pas ndërhyrjes kirurgjike, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

Ai madje mban rekordin e librit Guiness si njeriu më i gjatë në botë – 251 centimetra. /Telegrafi/