Twitter pritet ta emëroj Elon Muskun në Bordin e saj të Drejtorëve, ku do të shërbejë në nivelin e klasit të dytë deri në vitin 2024.
Sipas Komisionit amerikan të Letrave me Vlerë, Musk ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.
“Kompania do ta emërojë Elon Muskun në Bordin e Drejtorëve të kompanisë për të shërbyer si drejtor i nivelit të klasit të II-të me një mandat që skadon më 2024 në Mbledhjen Vjetore të Aksionarëve të Kompanisë”, njofton Komisioni, përcjell Telegrafi.
He’s both a passionate believer and intense critic of the service which is exactly what we need on @Twitter, and in the boardroom, to make us stronger in the long-term. Welcome Elon!
— Parag Agrawal (@paraga) April 5, 2022
Në një shkrim në Twitter, shefi ekzekutiv i kompanisë, Parag Agrawal ka konfirmuar rolin e ri të Muskut në këtë Bord.
Ai e ka quajtur Muskun “një besimtar pasionant dhe kritik intensiv” duke shtuar se “do t’i sillte vlerë të madhe Bordit”.
Shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter, pavarësisht ankesave të tij për lirinë e fjalës në këtë platformë. Kjo e bën Muskun aksionerin më të madh në kompani.
Në të njëjtën ditë që Musk i bleu aksionet, ai anketoi ndjekësit për krijimin butonit Edit, i cili do të shërbej për ndryshimin/plotësimin e postimeve. /Telegrafi/