Disa orë para ndeshjes rivale ndërmjet Napolit dhe Romës, Jose Mourinho e ka vizituar djalin e Diego Maradonas, Diego Jr.
Ditën e djeshme (e diel), trajneri portugez vizitoi muralin e legjendës në lagjen Quartieri Spagnoli të qytetit në Napolit për ta nderuar ikonën argjentinase, ndërsa gjatë ditës së sotme (e hënë) i bëri një vizitë të veçantë djalit të tij.
Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Romës zhvillohet në Stadio Diego Armando Maradona dhe është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat – njëra garon për titull, tjetra për një vend në Ligën e Kampionëve.
Jose Mourinho paying tribute to Diego Maradona before Roma's match against Napoli 💙
(via @OfficialASRoma)pic.twitter.com/bl4isbsy8b
— ESPN FC (@ESPNFC) April 17, 2022
“E përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuan teksa kujtonim babanë… Jose Mourinho, je një mik i vërtetë dhe besnik i Diegos edhe pas Maradonas, mik në të mirë e në të keq!”.
“Të dua po aq sa ti e deshe babanë”, ka shkruar djali i legjendës në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/