Telegrafi

Pasi arrestohet, gjykatësja ia ndalon djaloshit që të pijë “Pepsi”

Një burrë i dënuar për vjedhjen e një makine në Havai i është dhënë një ndalesë interesante nga gjyqtari që kryesonte rastin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Christopher Montilliano, 21 vjeç, i cili u dënua me katër vjet me kusht, 100 orë shërbim të komunitetit dhe 100 dollarë gjobë pas arrestimit të tij në qershor të vitit 2018 për dyshimin se kishte vjedhur një veturë të tipit Honda Accord.

Por përveç këtyre, atij i ishte ndaluar që të konsumojë pijen “Pepsi”, në mënyrë që të “largojë varësinë nga pija”.

Dhe arsyeja pse i është dhënë një ndalesë e tillë thuhet të jetë fakti se gjatë ndalesës, ai kishte dhënë një arsyetim të rremë.

Në atë kohë, ai i tha policisë se kishte huazuar makinën nga një kushëri dhe ishte në rrugë për në një supermarket për të blerë disa pije të tilla. /Telegrafi/