Pasheteta Perfetta ka kohë që mahnit konsumatorët me shijen e pa rezistueshme, sa dhe shumë prej fanatikëve të pashtetës nuk dinë të zgjedhin në mes të pashtetës Perfetta klasike apo pikante.
Pashteta klasike është e lehtë, me teksturë të hollë të pulës dhe me një prekje të duhur të erëzave, kurse pashteta pikante, përpos pulës, vjen me përbërës si speci djegës, erëzat, domatet dhe kripa e detit.
Të dyja mund të jenë zgjidhje perfekte e një mezeje të shpejtë ose një sandviçi të lehtë, por edhe si alternativë e thjeshtë e lyerjes së bukës së preferuar të thekur dhe sipër të shërbyer me qepë të njoma dhe pak domate.
Gjatë shumë viteve, Pashteta Perfetta ofron shije të shkëlqyeshme, kualitet dhe momente të lumtura rreth tryezave të shumë familjeve e personave. Perfetta punon vazhdimisht në përmirësimin dhe perfeksionimin e përbërësve të pashtetës. E përsosur në formulë, Perfetta Pashteta përbëhet 100% nga mishi kualitativ i pulës, është e pasuruar me proteina dhe me erëza të zgjedhura natyrore, pa gluten dhe pa konservantë.
Përpos që është një ndër alternativat më të shpejta dhe të shijshme të vakteve apo zamrave ushqimore, Perfetta rrit marrjen e mikronutrientëve dhe ofron disa përfitime shëndetësore si rezultat i përmbajtjes së tij të bakrit dhe hekurit, dhe gjithashtu vitaminave A, B-12 e të tjera.
Vitamina A kontribuon në shëndetin e sistemit imunitar duke udhëhequr rritjen e qelizave të reja të bardha të gjakut, si dhe kontrollon funksionin e qelizave të bardha të gjakut. Vitamina B-12 është gjithashtu thelbësore për zhvillimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut dhe mbështet shëndetin e sistemit nervor; mungesa e B-12 mund të shkaktojë dëme të pariparueshme nervore.
Perfetta gjatë muajit shtator ka planifikuar shumë Giveaways përmes faqeve në Instagram dhe Facebook, ku do të dhurohen shumë shpërblime atraktive për audiencën e gjerë.