Telegrafi

Pashke Marku kalon shifrën prej 500 golash në Superligën e Zvicrës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Aloja e Kosovës në hendboll, Pashke Marku, vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës.

Ajo qe një kohë të gjatë është pjesë e skuadrës Kreuzlingen, ndërsa së fundi ka kaluar shifrën e 500 golave në Superligë.

Për këtë shifër jubilare të Pashkes ka njoftuar faqja zyrtare e federatës zvicerane.

“Pashke Marku e HSC Kreuzlingen ka kaluar kufirin e 500 golave në nivelin më të lartë të hendbollit zviceran. 23-vjeçarja ka luajtur në HSC që nga viti 2011 dhe ka pasur karrierë impresionuese si juniore. Ajo si 13-vjeçare ka luajtur me ekipin U19”.

“Me 15 vjet është bërë e rregullt në ekipin e parë të Kreuzlingenit. Pas një qëndrimi të shkurtër te Spono Eagles, ajo u kthye në vitin 2019 dhe ishte pjesë e rëndësishme e Kreuzlingenit që atëherë”, ka shkruar handball.ch.