Në një moment në dy dekadat e fundit, ky Ford Mustang SVT Cobra e vitit 1993 mbeti i parkuar.
Sipas pronarit aktual të veturës, vëllai i tij e bleu atë krejt të re dhe dëshironte t’i rregullonte defektet e saj.
Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi kurrë, përcjell Telegrafi.
Vëllai i ndërroi jetë vitin e kaluar, dhe tani pronari dëshiron që vetura të kthehet në rrugë në kujtim të tij.
Pronari tha se ajo nuk është përdorur për të paktën 15 vjet, por regjistrimi i fundit ishte në vitin 1997. Janë 28 vjet.
Dhe vendimin për ta rinovuar atë krejtësisht e mori përsipër dhe e dokumentoi AMMO NYC.
Rezultati përfundimtar është thjesht i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/