Dëshmitarët në Bejrut e kanë përshkruar momentin e shpërthimit në qytet si dhe pasojat e zjarrit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njëri prej tyre tha se shpërthimi ishte aq i madh saqë mendoi se do të vdiste. Ai potencoi se dritaret ishin copëtuar dhe ndërtesat u dëmtuan përreth.
Një tjetër rrëfeu se njerëzit u panë “duke bërtitur si dhe duke vrapuar të gjakosur”.
โอ้โห หดหู่มากอะ ปีนี้มันปีอะไรวะเนี่ย #Beirut pic.twitter.com/ywwXf8KRuu
— ❥คิม ซอกจินนี่⁷ ??. ???????? ? (@after_nune) August 4, 2020
Another view of the explosions in Beirut pic.twitter.com/efT5VlpMkj
— Borzou Daragahi ?? (@borzou) August 4, 2020
“Ballkonet u shemben poshtë ndërtesave, xhami në ndërtesat e larta u shpartallua dhe ra në rrugë”, tha një dëshmitar.
Një grua potencoi se e pa tymin në zonën e rëndë të Bejrutit para se të dëgjonte edhe shpërthimin.
Fireworks explosion?! I felt like I’m dying, I still can’t believe it #Lebanon #Beirut pic.twitter.com/EMTS470FOH
— Ahmad M. Yassine | أحمد م. ياسين (@Lobnene_Blog) August 4, 2020
“Të gjitha dritaret rreth zonës u shkatërruan, disa njerëz u larguan të plagosur. Ishte një kaos i plotë”, theksoi ajo. /Telegrafi/