Nuk kishin nguruar që ndër vite të lansojnë hit pas hiti ime thumba për njëri-tjetrin dhe grupet e ndërsjella.
Por, dikur ata që ishin shokë të ngushtë në Babastars, Lumi B dhe Getoar Selimi kanë harruar diferencat e tyre dhe kanë vendosur të kalojnë pak kohë së bashku në aeroplan.
Telegrafi mëson se dyshja kanë udhëtuar bashkë me reperin 2Ton drejt Zvicrës ku do të zhvillojnë koncertet e radhës për bashkatdhetarët.
Në foto shihet Getoar Selimi mjaft në disponim bashkë me Lumi B dhe 2Tonin, teksa ky i fundit në përshkrimine tij ka ironizuar.
“Luftë”, ka shkruar 2Ton duke ironizuar se dy reperët e jashtëzakonshëm tash janë shumë afër dhe mund të “luftojnë”.
Por, siç mëson Telegrafi nuk bëhet fjalë për luftë, por për një miqësi të vjetër të mrekullueshme mes Lumit dhe Getit e cila vazhdon të jetë prezente sa herë që ata takohen privatisht, sikurse tash rasti në aeroplan, vetëm se më herët kanë hezituar ta bëjnë publikisht.
Ky është lajmi më i mirë për hip hop skenën shqiptare ndër vite, pasi që ëndërr e secilit adhurues të këtij zhanri është që t’i shoh një ditë së bashku të gjithë reperët kosovarë në bashkëpunime dhe në muzikë të mirë për publikun. /Telegrafi/