Site icon Telegrafi

Pasdite regjistrohet tërmet i ri në Shkup

Dridhjet e tokës në rajonin e Shkupit vazhdojnë edhe më tutje. Pas tërmetit të mëhershëm të ditës së sotme, këtë pasdite është regjistruar një tërmet tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti është regjistruar në rajonin e Shkupit rreth orës 16, me fuqi prej 2.4 shkallë Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në lindje të kryeqytetit, 5 kilometër nga Haraçina dhe Creshova./Telegrafi/

Exit mobile version