Site icon Telegrafi

Pascali: Maqedonia dhe SHBA-të janë së bashku kundër Sorosit

Analisti amerikan Umberto Pascali, në një intervistë për programin “Zëri i popullit” tha se Sorosi nuk është vetëm armik i Maqedonisë dhe shteteve tjera, sipas tij Soros është armik edhe i SHBA-ve dhe popullit amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Soros nuk ka ardhmëri të madhe politike. Udhëheqësia e re e shikon si armik i popullit amerikan. Është e qartë se ai nuk mund të ndalet me provokimet e tij. Fuqia e tij çdo ditë e më shumë po shkatërrohet, tashmë shërbetorët e tij nuk e paraqesin popullin amerikan. Ai nuk mund më të korruptojë njerëzit duke ndarë para për operacione të cilat tanimë do të vlerësohen si sulm kundër interesave kombëtare të SHBA-ve”, deklaroi Pascali.

Ai gjithashtu tha se një përqindje e madhe e buxhetit për prova të tij, i ka harxhuar në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version