Telegrafi

Pasardhësja e Skënderbeut me klip të ri (Foto)

Sophie Castriota, apo siç pretendon se është pasardhësja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbet, ka filluar të punojë në projektin e ri muzikor.

Së paku kështu ka bërë të ditur përmes një mesazhit të publikuar në rrjetet sociale.

“Së shpejti videoklipi i ri muzikor. Dua të falënderoj të gjithë ata qe më mbështeten nga fillimi, me të vërtete nuk do te isha këtu pa ju fansat e mi te dashur!! Jam shumë mirënjohëse për te gjitha’, ka shkruar Sophia në Instagram.

Ajo u bë e njohur me “coverin” e këngës së mirënjohur shqipe “Xhamadani vija vija”.

Theksojmë se kohët e fundit edhe më tepër u bë temë e medieve rozë për një lidhje me reperin Skivi. /Telegrafi/