Pasardhësit e këngëtarit amerikan, Prince paditën spitalin e Illinois dhe zinxhirin e barnatoret “Walgreens” (Walgreens), duke pretenduar se mund të parandalonin vdekjen e tij në vitin 2016.
Familjarët pretendojnë se ata nuk i vendosën diagnozën e saktë dhe trajtuan si duhet këngëtarin e famshëm.
Sipas padisë, mjeku dhe farmacisti i spitalit nuk e kanë përcjell siç duhet rastin, as nuk kanë siguruar që ylli i Pop-it të marr këshilla të përshtatshme.
Gjashtë trashëgimtarët po i akuzojnë dy farmacitë në lidhje me shitjen ilegale të barnave tek Prince.
Këngëtari 57 vjeçar u gjet i vdekur në shtëpi në Peisy Park pranë Minneapolis më 21 prill 2016.
Shkaku zyrtar i vdekjes është mbidoza me fentanil, që është 50 herë më e fuqishme se heroina.
Vdekja e këngëtarit të muzikës, i cili mbajti imazhin e stilit të pastër dhe vegan të jetës, tronditi botën. /Telegrafi/