Telegrafi

Pasardhësi i Vilma Ruskovskës do të zgjidhet më 31 tetor

Javën e ardhshme Këshilli i prokurorëve do të shpallë konkurs për pasardhësin e Villma Ruskoskës, shefin e ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjedhja do të bëhet më 31 tetor, ndërsa për herë të parë do të bëhet me Ligjin e ri, sipas të cilit 163 prokurorë publik do të kenë mundësi të votojnë për një nga kandidatët e paraqitur. Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të prokurorëve tha se ligji nuk parasheh pengesa nëse kundër ndonjë prokurori ka procedurë disiplinore.

“Në kushtet qëndron se duhet të ketë 6 vite stazh pune të pandërprerë si prokuror publik dhe në 3 vitet e fundit të jetë e vlerësuar pozitivisht. Procedimi i procedurës disiplinore ose procedimi i procedurës penale nuk do të thotë se ato nuk mund të kandidojnë sepse kundër tyre ende nuk ka asgjë konkrete. Çdo prokuror mund të ketë padi dhe kjo nuk do të thotë se është i eliminuar nga procedura”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Për momentin prokurorja Villma Ruskovska është e suspenduar për shkak të procedurës disiplinore që është iniciuar kundër saj, megjithatë ajo nuk do të konkurrojë më për shefe të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, por në muajin maj ka kandiduar për t’u bërë prokurore republikane.

Prokurori republikan, Lubomir Joveski tha se për procedurën disiplinore ndaj shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, duhet të sigurohen prova për të cilat duhet të prononcohen prokurorët që janë të përfshirë me këtë procedurë.