Largimi nga pushteti i liderit Kim Jong-un po shihet si një nga mënyrat për të zbutur krizën bërthamore në rritje midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.
Por, ajo çfarë tanimë dihet, përcjell Telegrafi, është fakti se udhëheqja e Koresë së Veriut – sidomos tani – është e kufizuar për anëtarët e familjes Kim, me frikën se shteti kurrë nuk do të pranonte një udhëheqës që nuk ishte i lidhur me themeluesin e saj Kim Il-sung.
Dhe pyetja që vjen natyrshëm janë: Kush mund të jetë pasardhësi i tij?
Disa media kanë shkruar se motra e tij Kim Yo-jong mund të jetë një kandidat.
Por sipas asaj që kanë spekuluar mediat e huaja, Kina është vendi që kryesisht po kërkon të largojë Udhëheqësin Suprem nga pushteti.
Dhe në krye të listës për ta zëvendësuar atë thuhet se është vëllai i tij i vjetër Kim Jong-chul.
Kim Jong-chul, (36) është djali i dytë i Kim Jong-il, pas Kim Jong-nam që tani është vrarë.
Ai, duke pasur parasysh se është “i preferuar” i liderit të tanishëm, është përmendur më parë si një zëvendësim potencialisht i lehtë.
Dhe pavarësisht se është pjesë e familjes, Chul herë pas here është parë edhe në Perëndim, në disa raste duke ndjekur koncerte të këngëtarit të famshëm Eric Clapton në Berlin, Londër dhe Singapor.
Pavarësisht nga reputacioni i tij, Chul ka qenë i lidhur me një nga ekzekutimet më të tmerrshme të raportuara në Korenë e Veriut.
Ai thuhet se ka udhëhequr personalisht arrestimin e xhaxhait të tij Jang Sung-taek në një spastrim.
Xhaxhai Jang raportohet se është vrarë duke u zhveshur lakuriq dhe iu hodh qenve që ta shqyenin.
Megjithatë, këto pretendime janë kundërshtuar.
Chul pritej që të ishte si pasardhës mbi vëllain e tij më të madh Nam. Por ai u zhgënjye dhe Kim u shpall si trashëgimtar i ri në vitin 2009.
E kuzhinier i familjes pretendon se Chul u “tejkalua” pasi ai ishte “si një vajzë e vogël”.
Ekspertët mendojnë se vëllai i Kim do të konsiderohej si më i lehtë për t’u kontrolluar sesa vëllai i tij.
Frika e luftës është rritur në mes të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, pasi Donald Trump kërcënoi “se do ta shkatërronte tërësisht”, e Pyongyang është përgjigjur duke kërcënuar me “holokaustin bërthamor”. /Telegrafi/