Telegrafi

Pasardhësi i Mate 8 vjen më 1 shtator?

Huawei ka plan të sjell produktet e reja në shtator.

Sipas spekulimeve të fundit, kompania do të sjell telefonat e rinjë në treg pak para ngjarjes teknologjike në Berlin, IFA 2016, e cila mbahet prej 2 deri në 7 shtator.

Kështu që i bie se kompania do të zbulojë produktet e reja më 1 shtator, shkruan Android Authority.

Kompania kineze ka mbajtur sekret se cilën pajisje do të lansojë në këtë datë, mirëpo sipas thashethemeve pritet të jetë një pasardhës i Mate 8.

Ky lansim do të ishte një shkëputje e lehtë e rrugës së Huawei-të pasi që Mate 8 është lansuar në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, ky ndryshim do të mund të jetë shkak për marrjen e vëmendjes së mediave para lansimit të iPhone-it të ardhshëm.