Site icon Telegrafi

Pasardhësi i oktapodit Paul

Vetëm sa për tua përkujtuar Pauli “origjinal” ka parashikuar të gjitha rezultatet e tetë ndeshjeve të futbollit duke marrë ushqimin nga ena me flamurin e kombëtares përkatëse. Ai zgjidhte vetëm njërën enë dhe ishte i pagabueshëm sa i përket fituesit të ndeshjes.

Ende nuk dihet nëse Pauli II do të merret me të njëjtin zanat. Stefan Porwoll, drejtor i akuariumit në Oberhausen, tha se Pauli II ishte paraparë të mësonte nga paraardhësi i tij, një yll medial. Afrimi i Kampionatit Evropian të futbollit më 2012 do të jap përgjigjen nëse Pauli ka lënë pasardhës të denjë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version