Telegrafi

Pasardhësi i Huawei Ascend P7 me ekranin prej safiri?

Prototipi i pasardhësit të Huawei Ascend P7 besohet se është prezantuar nga kryetari i bordit të kompanisë kineze, Richard Yu Chengdong, gjatë një interviste për një media lokale kineze.

Chengdong pati thënë se kompania e tij do të vazhdojë të prezantojë “produkte shokuese”, raporton The Telegraph. Safiri thuhet se është material i cili nuk gërvishet lehtë, më fleksibil dhe më i qëndrueshëm, edhe pse është më i shtrenjtë sesa Gorilla Glass.

Në të ardhmen e afërt, Huawei pritet të lëshojë edhe disa produkte të reja për të konkurruar me gjigantët sikurse Apple, Samsung, Microsoft dhe HTC.

Karakteristikat harduerike të pasardhësit të Huawei Ascend P7 ende nuk janë shfaqur, edhe pse pritet që modeli i ri i telefonit të Huawei të ofrojë funksione të reja dhe më të mira, për një çmim gjithsesi më të lartë sesa versioni paraprak i Ascend P7. (Telegrafi)