Site icon Telegrafi

Pasaporta e Shqipërisë e 42-ta në indeksin e vitit 2024, lëvizje e lirë në 121 vende të botës

Shqiptarët mund të udhëtojnë me pasaportën e tyre në 121 shtete në botë. Sipas indeksit të vitit 2024, pasaporta jonë renditet në vendin e 42-të për fuqinë e saj të lëvizjes së lirë.

Pasaporta shqiptare renditet e 42-ta në botë, me qytetarët që lëvizin lirshëm në 121 vende të botës, 70 prej të cilave pa viza.

Megjithëse në rajon lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, vendi yne mbetet në të njëjtin rend në raport me klasifikimin e vitit të kaluar. (GRAFIK)

Pas heqjes së vizave në zonën “Schengen”, pasaporta e Kosovës është ngjitur në vendin e 55, duke fituar mundësinë e udhëtimit pa pengesa, në 91 vende, nga 48 që mundej vitin e kaluar.

Sipas Indeksit Botëror të Pasaportave, këtë vit të ri është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe ajo që mban nr. 1 në listë, dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në 180 shtete pa pengesa. Ndërkohë, lista pasohet nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda dhe banorët e tyre mund të shkelin në 178 vende.

Exit mobile version