Telegrafi

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut, e 45 në rënditje sipas fuqisë

Jeta ndryshe me COVID-19 ka ndikuar edhe në ndryshimin e listës së pasaportave më të fuqishme për qytetarët e shteteve të botës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Henley Passport Index ka nxjerrë listën e shteteve me pasaporta më të fuqishme gjatë vitit 2021.

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 45 me mundësi për udhëtim në 124 destinacione të ndryshme.

Këtë vend Maqedonia e ndanë me Malin e Zi që ka benefite të njejta nga pasaporta e vetë.

E para në listë është Japonia me 191 vende të lejuara për të udhëtuar. Qytetarët e Singapurit janë në vendin e dytë kurse Gjermania dhe Koreja Jugore e ndajnë vendin e tretë. /Telegrafi/