Agjencia “Henley & Partners” ka publikuar rangimin e ri të pasaportave të vendeve, me të cilat mund të udhëtohet pa viza në shtete të ndryshme. Situata në vendin e parë nuk ka ndryshuar, kështuqë me pasaportën e Gjermanisë mund të udhëtohet në më shumë vende pa viza, gjithsej 176 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas atij të Gjermanisë është pasaporta e Suedisë, me të cilin pa viza mund të udhëtohet në 173 shtete. Maqedonia e zë vendin e 48, ndërsa pasaporta e Bullgarisë është në vendin e 20. Pas Bullgarisë në vendin e 21 është Kroacia, ndërsa në të 43-tën Serbia.
Nga 20 vende që qytetarët mund të lëvizin më lirshëm në botë, përveç Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-ve, gjenden në Evropën perëndimore./Telegrafi/