Telegrafi

Pasaporta bullgare tërheqëse për të huajt, ja sa përqind janë nga Maqedonia

Mbi 60 mij shtetas të huaj kanë marrë shtetësi bullgare në pesë vitet e fundit. Shumica dërmuese e kanë fituar shtetësinë mbi bazë të ”prejardhjes bullgare”, kurse pjesa tjetër e ka fituar shtetësinë mbi bazë të ”natyralizimit të përbashkët”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e atyre që e kanë fituar shtetësinë bullgare sipas prejardhjes, janë shtetas të Maqedonisë, Molldavisë dhe Ukrainës. Pasaporta bullgare u ndihmon që të arrijnë të depërtojnë në tregun e punës së BE-së.

Edhe pse thuhet se shtetasit e Maqedonisë janë ata që më së shumti kërkojnë pasaporta bullgare, realisht kjo nuk është e vërtetë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga personat që kërkojnë këtë pasaportë, 16.6% janë ukrainas, 16.3% janë moldav dhe 15.9% janë maqedonas./Telegrafi/