Telegrafi

Pasaniku injorant vazhdonte të luaj golf, pranë malit të përfshirë nga zjarri (Foto)

Brandon Crawford ka injoruar flakët që kishin përfshirë një mal në Oregon të Shteteve të Bashkuara, duke vazhduar të luante golf.

Derisa shumë njerëz janë angazhuar si vullnetarë për të shuar zjarrin, ai së bashku me shoqëri vazhdonte lojën e preferuar, transmeton Telegrafi.

Loja pranë malit që digjej

“Injorancë maksimale e një pasaniku, që duket sikur mund të ketë gjithçka. Pasi të jetë djegur, mali më nuk kthehet”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Ende nuk dihen pasojat që i janë bërë asaj pjese, nga zjarri që kaploi gjithçka shkaku i temperaturave të larta. /Telegrafi/