Telegrafi

Pasanikët janë depresivë

Një hulumtim i bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me shkallën e depresionit në 18 vende ku janë anketuar 89.000 njerëz

Të anketuarit është dashur t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me simptomat e depresionit, siç është mundimi, cikli i gjumit, interesimi për aktivitetet e përditshme, por edhe për daljet e tyre dhe statusin shoqëror.

Në krye të vendeve industrialisht të zhvilluara, sa i përket shkallës së depresionit prin Franca me 21 për qind, pas saj gjenden SHBA-të me 19.2 për qind, Holanda me 17.9 për qind, Zelanda e Re me 17.8 për qind, Belgjika me 14.1 për qind, Spanja me 10.6 për qind, Izraeli me 10.2 për qind, Italia me 9.9 për qind, Gjermania me 9.9 për qind dhe Japonia me 6.6 për qind. /Telegrafi/