Pasagjerja shtrinë këmbët në mbështetësen e karriges së trenit (Video)
Kushtrim Gacaferri
Narong Thaopanya ka qenë duke udhëtuar me tren, nga Bangkok për në Sukhothai të Tajlandës, ku është shqetësuar nga pasagjerja që kishte vënë këmbët në mbështetësen e karriges.
Megjithëse 21-vjeçari i ka kërkuar t’i largojë këmbët, sepse kundërmonin erë të rëndë, gruaja që besohet të jetë nga Franca ka refuzuar, transmeton Telegrafi.
“Ishte e bukur, por sjelljet e saj ishin të papranueshme. Pos që ishte nxehtë, duheshim të duronim edhe aromën e erën e keqe të këmbëve”, ka shkruar Thaopanya.
Video që postoi rezervisti ushtarak, ka bërë xhiro në rrjete sociale, duke e vlerësuar për durimin që të mos i kundërvihet asaj.
“Urtësia e të riut, që të mos bëjë ndonjë veprim të dhunshëm edhe pse ajo ishte e pa edukatë”, është një koment për këtë ngjarje. /Telegrafi/