Telegrafi

Pasagjerja rrëfen momentin kur një burrë i ulur afër një adoleshenteje, kapet duke shikuar pornografi (Foto)

Një burrë në një aeroplan u kap duke shikuar pornografi në prezencë të një vajze 16-vjeçare.

Incidenti, i cili ndodhi menjëherë pasi aeroplani u ngrit nga pista, ishte rrëfyer nga një dëshmitare, përcjell Telegrafi.

Nëna e vajzës kishte qenë ajo që kishte reaguar duke informuar ekuipazhin pasi ajo kishte marrë një mesazh nga vajza adoleshente e saj, e ulur dy rreshta në para.

Kur ekuipazhi iu afrua burrit, rreth të 30-tave, ai e fshehu telefonin e tij, poshtë në prehrin e tij.

Pjesëtari i fluturimit ishte larguar, gjithsesi duke ndjekur me vëmendje sjelljet e burrit në fjalë.

Për tmerrin e tyre, pasi ai “vërtetoi” se askush nuk po e ndiqte, ai rifilloi të shikonte videon.

Pas kësaj, ata e zhvendosen viktimën larg në një vend “të sigurt” dhe vendosen që t’i tërheqin vërejtjen atij. /Telegrafi/