Telegrafi

Pasagjerja e dehur me sjellje të ashpra ndaj punonjësit të aeroportit (Video)

Punonjësi i një aeroporti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është shqetësuar nga një pasagjere e dehur, të cilës i ndaluan të hynte në aeroplan shkaku i tejkalimit të normës së konsumit të alkoolit.

E nervozuar që nuk e lejuan, ajo tërë mllefin e barti te punonjësi, me të cilin pati sjellje shumë të ashpra, duke e quajtur përdhunues, ndërsa më pas e kërcënoi se ka armë, transmeton Telegrafi.

“Kush e bën këtë ndaj një gruaje si unë, çfarë po mendoni. Me largoni prej këtu”, ka përsëritur disa herë ajo, ndërsa përplaste këmbët për dysheme.

Derisa po largohej në drejtim të panjohur, forcat e rendit e kanë ndaluar për ta kontrolluar, ndërsa raportojnë se nuk i kanë gjetur ndonjë armë. Veprimet e saj, konsiderohen të jenë si pasojë e dehjes dhe humbjes së kontrollit. /Telegrafi/