Telegrafi

Pasagjerin që e kishte humbur vetëdijen, taksisti e la të shtrirë në mes të rrugës (Foto)

Gjatë orës gjashtë të mëngjesit, një taksist i paemëruar e ka nxjerrë nga vetura një pasagjer, për ta lënë të shtrirë në mesin e një rruge të Londrës.

Viktima që ishte pa vetëdije, është gjetur pas dhjetë minutave nga një kalimtar rasti, që e ka thirrur ndihmën e shpejtë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë e filmuan ngjarjen, kur i njëjti taksist ka kaluar pranë tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhë, pa treguar se ka lidhje me incidentin.

Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, atë e dërguan në spital ku ende është duke u trajtuar.

Në anën tjetër, policia ka shpërndarë pamjet e rastit, në përpjekje që të identifikohet taksisti, që kreu veprimin e pazakontë për të cilin sigurisht se duhet të përgjigjet. /Telegrafi/