Telegrafi

Pasagjeri shkon në tualet përpara se të nisej aeroplani, kompania zbret të gjithë pasagjerët (Video)

Pas pasagjerit që tërhiqet zvarrë nga një avion i United Airlines, akoma probleme në një fluturim të një linje tjetër amerikane.

Për shkak të një vonese një avion i kompanisë Delta Airlines, i cili po nisej nga Atlanta në drejtim të Milwaukke ka ndaluar në pistë për rreth 30 minuta.

Një burrë Kima Hamilton, përcjell bw, është ngritur nga vendi i tij në momentin e ngritjes së avionit, duke thyer kështu rregullat e sigurisë.

Asistenti i udhëtimit i ka thënë 39 vjeçarit të zbresë nga avioni, sepse kishte thyer rregullat e fluturimit.

Burri ka diskutuar gjatë me personelin, duke pranuar që nuk mund të rrinte pa kryer nevojat personale.

Burri ka refuzuar të zbresë nga mjeti, e piloti i cili ka rënë dakord me asistentin e udhëtimit ka vendosur të zbresë nga avioni të gjithë pasagjerët.