Kamerat e sigurisë brenda një autobusi në Krasnojarsko të Rusisë, kanë kapur momentin kur një pasagjer e godet në kokë konduktoren e cila i kishte kërkuar të bartë maskë mbrojtëse.
Ky burrë fillimisht futet në autobus pa maskë, e pa kaluar shumë sekonda konduktorja ia dha një falas me qëllim që të luftohet përhapja e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë duket se ky veprim i saj nuk i pëlqeu pasagjerit, i cili para se të zbriste nga autobusi e goditi me grusht në kokë konduktoren duke e nokautuar.
Duke tentuar t’i kundërvihet, konduktorja e pësoi edhe më keq kur filloi ta shqelmon dhe të largohet me shpejtësi nga autobusi.
Është interesant se si pasagjerët e tjerë nuk ndërmorën asnjë veprim për ta parandaluar sulmuesin, por thjesht luajtën rolin e “spektatorit”.
E konduktorja si pasojë e kësaj ka përfunduar në spital me lëndime të shumta trupore.
Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se pas tri orëve kishte arrestuar sulmuesin, të cilit i është shqiptuar masa e bargurgimit. /Telegrafi/