Një aeroplan i linjës “Lion-Stamboll”, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth orës 14:30 të së mërkurës.
Policia ka bërë të ditur se aeroplani është ulur në Rinas pasi një nga pasagjerët ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, gjatë fluturimit.
“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën”, njofton policia.
Më pas pasagjeri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Plagët janë sipërfaqësore. Ai do t’i nënshtrohet një konsulte me një psikolog”, raporton a2cnn, transmeton Telegrafi.